Studentët letër institucioneve, bojkot mësimit kundër ndërtimeve pa leje

Të ulur këmbëkryq në oborrin e fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, studentët lexuan një letër të hapur për të gjitha institucionet që nga Presidenti i Republikës e deri tek shoqëria civile për tu ndërgjegjësuar e për të vepruar kundër ndërtimeve informale në këtë fakultet.Ata e quajtën “uzurpim dhe diktatura e betonit" dhe thanë njëzëri se protestat do të vijojnë çdo ditë, madje do të ketë edhe të tjera që do të bëhen 24 orëshe. Vendimi është i njëjtë, bojkot sezonit të provimeve dhe të vitit akademik.Pedagogë dhe studentë, janë të gjithë të sensibilizuar për të kërkuar kthimin e hapësirave fakultetit të tyre, sepse siç thonë ata, e kanë të pamundur të zhvillojnë mësim për shkak se baret kanë muzikë të lartë njësoj si të një pub-i.Për shkak se thirrjet e tyre deri më tani nuk kanë sjellë reagimin e asnjë institucioni, studentët falenderuan median si përçues të fjalës së tyre.