10 vite në pritje për unazën, banorët e Pogradecit ankohen për rrugën

Ka 10 vjet që unaza e qytetit bregliqenor, Pogradecit, nuk ka parë asnjë gram çakull dhe asnjë ditë punime për rikonstruktim. Asnjë nga qeveritë në këto 10 vite nuk është kujtuar për të ndryshuar gjendjen në këtë aks rrugor.Përgjatë këtij aksi rrugor jetojnë me qindra familje, të cilat janë të destinuara të thithin çdo ditë pluhurin në kohë vere, e të përballojnë baltën në kohën e dimrit.Mungesa e fondeve, apo vullneti i mirë për të ndryshuar gjendjen e mjeruar prej 10 vitesh në Unazën e Pogradecit, mund të jenë arsyet që e kanë lënë në harresë këtë aks.Akoma me shqetesuese eshte situata per drejtuesit e mjeteve, makinat e te cileve duhet t’i nenshtrohen serviseve çdo tre muaj.Mirëpo mungesa e investimeve në këtë rrugë, ka bërë që të mos rehabilitohet as rrjeti i ujërave të zeza, të cilat ka raste kur dalin në sipërfaqe dhe pushtojnë rrugën.