Beteja e prishjes së ndërtimeve pa leje, Prokuroria nis hetimin për 71 raste në Vlorë
Ndërtimet pa leje do hetohen deri në një. Kështu ka vendosur Prokuroria e Përgjithshme, e cila deri tani ka nisur proçedime për 71 ndërtime të paligjshme në qarkun e Vlorës, ku të paktën deri tani nuk ka asnjë zyrtar të hetuar.Vlora si një ndër zonat më problematike sa i takon ndërtimeve pa leje, ka filluar të njohë aksionet e prishjeve të këtyre objekteve, një pjesë e mirë e tyre në bregdet, por që nuk ka persona të cilat ndiqen penalisht.Në lidhje me këtë problematikë edhe kryeroprokurori Llalla kërkoi nga Prokuroritë e rretheve të hetohen të gjitha rastet dhe të marrin një zgjidhje, ku nga informacionet rreth 200 ndërtime pa leje tashmë janë denoncuar nëpër këto Prokurori.Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje ka filluar që prej korrikut e deri më tani Bashkia se bashku edhe me njësitë e tjera vendore kanë prishur në total 30 ndërtime pa leje në Vlorë, 5 në pyllin e Sodës, 5 në Plazhin e Vjetër, 3 në zonën e Ujit të Ftohtë, 13 të tilla në Jonufër, 1 në Llogara e tre të tjera në zonën e Skelës.Nga ana tjetër Prokuroria ka kerkuar edhe bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të bërë hetime të plota ndaj drejtuesve të enteve urbanistike që nuk kanë denoncuar fenomene të tilla, por ne Vlore ende nuk jane bere publike te dhena nese jane proçeduar zyrtarë.Ndërtimet e paligjshme konsiderohen si vepër penale, e parashikuar kjo në nenin 199/a të kodit penal dhe si të tilla denohen, ndaj edhe policia ka bërë të ditur luftën e hapur për të gjitha ndërtimet pa leje dhe sekuestrimin e këtyre pronave të cilat kapin shifrën e 30 mln lekëve në harkun kohor janar-gusht 2013.Aksioni per prishjen e nderitmeve pa leje pritet te vijoje ne gjithe rrethin, nderkohë mesohet se Prokuroria e Vlores vazhdon hetimet per çdo rast qe regjistrohet.