Azem Hajdari do të prehet tek Varrezat e Dëshmorëve, ceremonia zhvillohet nesër
Heroi i Demokracisë Azem Hajdari do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.Në një njoftim të saj, Bashkia e Tiranës thekson se nesër, më datën 12 shtator, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.Sipas Bashkisë, në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari ndërsa në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në orën 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish - Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.Biografia e Azem Hajdarit:-Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;-I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;-Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;-Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;-Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;-Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;-Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;Aktiviteti Politik:-Dhjetor 1990 - Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;-Dhjetor 1990 – shkurt - Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;-1991 – 1993 - Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;-31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;-22 mars 1992 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;-26 maj 1996 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;-29 qershor 1997 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;-1992-1996 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;-Nëntor 1996 - Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;-Qershor 1997 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;-1995 – 1998 - President i klubit të futbollit “Vllaznia” - Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale