Topi: Qytetarët më të lirë, asnjë bashkëpunim me PD sakohë është aty Berisha
Jeni dhe kumbari i nisjes së sezonit të ri të “Tonight”, patët një tërheqje të madhe nga mediat që pas përfundimit të zgjedhjeve pse?
Ka qenë një kohë për të tjerët jo për ne, është momenti të trajtojmë çështjen e ditës që është politika, për tu futur fort në rolin që ka politika në vend. Ka qenë periudhë tranzicioni, çdo gjë është konsumuar brenda rradhëve tona mbi rezultatin jo në publik. Ka pasur një analizë, veç gjetjes së arsyeve se pse FRD nuk përfaqsohet në parlament, do hartojmë një presfektivë të qartë për strategjinë politike në vijim. FRD do jetë streha e vërtetë për të gjithë demokratët, jo çdo gjë kondicionohet nga emri.
Do jeni opozitë e opozitës apo mazhorancës?
FRD është parti e qëndrës së djathtë, në rast se do ndeshim opozitarizëm brënda opozitarizmit nuk është faji ynë. PD ka përgjegjësi historike për gjithçka ka gatuar gjatë viteve përpos humbjes në 23 qershor.
Jeni parti e re, por kishit ambicje të mëdha, pretendonit grup parlamentar para 23 qershorit?
Pa u futur në një analizë të hollësishme, do trajtoja në mënyrë komplekse çështjen e riskut të futjes vetëm në zgjedhje. Tek ne prevaloi morali politik, sesa një kalkulim i çastit. Ndryshimet kushtetuese që u bënë nuk u përgjigjen realitetit. Dhe e treta çështja që ka të bëjë me financimin e partive. Pra janë elementë kompleksë, rezultati i marrë nga FRD është shumë premtues kështu që s’jemi të zhgënjyer.