Gjirokastër, bie nga shkëmbi efektivi i policisë kufitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2013, 15:09
Një efektiv i policisë kufitare në Gjirokastër është plagosur ditën e sotme pasi është rrëzuar nga shkëmbi teksa ishte në shërbim.Hektor Mamo, 40 vjeç ka qënë në shërbim në një pikë kufitare mbi doganën e Sopikut por ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia.Mësohet se efektivi i policisë është dërguar me helikopter nga Lazarati drejt Spitalit Ushtarak për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit.