Shkodër, zbulohen tre drama të vjetra

Fakte dhe dorëshkrime të rëndësishme janë publikuar në muzeun e Shkodrës. Dorëshkrimet e para të një drame shqiptare, që datojnë në vitin 1919, janë pjesë e këtij muzeu të cilët mbajnë firmën e të parit dramturg, Kolë Gurakuqi.Ka qënë studiuesi Besi Bekteshi i cili ka folur në lidhje me rëndësinë e këtyre dorëshkrimeve të cilët i përkasin vitit 1919.  Janë tre dorëshkrime, të tre dramave të asaj kohe të cilat janë vënë në skenë,  "Vjollca",  "Shqiponja" dhe "Erminia e vorfër".Dorëshkrimet janë origjinale dhe të dëshifrueshme, duke paraqitur kështu një tjetër vlerë të shtuar për muzeun e Shkodrës, i cili zgjerohet me një tjetër resurs historik të rëndësishëm jo vetëm për artin në Shkodër por edhe për artin shqiptar.Gjuha e përdorur në këto dorëshkrime është  gegenishte e pastër, si një karakteristikë dhe vlerë e shtuar e autorit të madh të Kolë Gurakuqit.