Viti i ri shkollor, mangësi në tekste.Nxënësit preferojnë t`i blejnë librat në shkolla

Që prej datës 2 shtator tekset shkollore shiten në shkolla ose në librari. Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje nxënsve se nësë shkojnë në librari duhet të marrin me vete listën e botimeve. Në shkolla ka rradhë për blerjen elibrave dhe një gjimnazist i duhen mesatarisht 4000-7000 lekë për tu pajisur me të gjitha librat.Prindërit mund të kenë sakrfikuuar muajt të tërë për të pasjitur fëmijet me librat shkollor, pavarësisht çmimit tyre. Pjesa më e madhe e nxënësve apo e prindërve i janë drejtuar shkollës për të blerë librat duke patur më shumë besim në këto institucione sesa në libraritë ku edhe ato kanë të drejtën të tregëtojnë botimet.Në dritaret ku edhe edhe merren këto libra, shënohen radhë që në momenin që hapen dyert e shkollës. Pavarësisht se ministria e Arsimit garantoi publikisht se nuk do të mungoj asnjë tekst, në fak ka disa mangësi në botime. Edukata shoqërore e klasës së 4 mungon, po ashtu edhe frengjishtja e vitit të parë në gjimnaz.Botimet që mungojnë, sipas ministrisë do shkojnë në shkolla e librari deri në nisjen e vitit të ri mësimor. Përmbajtja e teksteve, krahasuar me një vit më parë, nuk ka ndyshuar ndërsa çmimi ka një rritje të vogël, që sipas prindërve është i përballueshëm.