Evitimi i largimit nga puna, Konfederata e Sindikatave: Duam pakt me qeverinë

Konfederata e Sindikatave i ka kërkuar qeverisë së re nënshkrimin e një marrëveshje konfederatë-qeveri-punëdhënës. Kjo marrëveshje sipas kreut të konfederatës Kol Nikolla do të shërbejë për sigurinë e punëmarrësve, për të qënë i mbrotjur ndaj çdo largimi të pamotivuar.Në anën tjetër edhe për zgjidhjen e problematikave nëpermjet këtij zinxhiri.Konfederata ka përshëndetur nisjen e punimeve të seancës së parë parlamentare dhe tha se me qeverinë e re, Konfederata do të ketë një bashkëpunim serioz, gje që do të reflektohet në mbledhjet dhe funksionin e Këshillit kombëtar të punës, por ky institucion i kërkoi qeverisë rritje të ekonomisë së vendit dhe dalje nga kjo situatë e pafavorshme financiare.