Berisha shpall grevën e heshtjes: Po kthehet standarti i territ, solidarizim me mediat
Kryeministri në ikje Sali Berisha është shprehur kundër “kodit të heshtjes” që do të aplikohet nga qeveria “Rama”.Në një komunikim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Berisha ka theksuar se do të zhvillojë një grevë heshtjeje për atë që e cilësoi si mos transparencë e qeverisë së re në lidhje me qytetarët.
“Nuk bëj asnjë prononcim sot deri nesër në Facebook. Jam në një protestë të hapur, grevë heshtjeje për shkak të standardit të ri që vendos qeveria e piktorit. Qeveria e piktorit nëpërmjet "kodit të heshtjes" urdhëron dikasteret të mos kenë asnjë komunikim nga mediat. E ka këtë kodin e heshtjes të Kristian Greit apo instiktin e etërve të vet unë këtë gjë nuk e pranoj” tha Berisha.Ndërkohë në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Berisha ka shpallur grevën e heshtjes 24 orëshe si një solidarizim me mediat kundër censurës që ka vendosur kryeministri I zgjedhur Edi Rama.Të dashur miq, në shenje solidarizimi me mediat e vendit dhe protestë ndaj Kodit të Censurës për mediat të Piktorit dështak dhe ekipit të tij, sot vendosa të shpall grevën 24 orëshe të heshtjes dhe të komunikoj çdo gjë me ju nëpërmjet rrjetit tonë social të FB. Po kthehet standarti i territ, kushtrimi i të parëve. Ne do ta sfidojmë!” shkruan Berisha.“Kodi i heshtjes” së Ministrave, dokumenti që përcakton kontrollin e deklarataveEdhe pse zyrtarisht mban emrin “kodi i vlerave etike të Ministrave”, mund të quhet “kodi i heshtjes”, së paku sa i takon raportit Ministra-media.Fjala është për një dokument të cilin Ministrat e kabinetit të majtë kanë firmosur që ne mbledhjen e parë informale te qeverisë në Vlorë. Ky kod, i aplikuar për herë të parë në një qeveri shqiptare, i orienton Ministrat se si duhet të jetë komunikimi mes tyre, me qytetarët, me deputetët, por edhe me mediat.Dokumenti, për të cilin Edi Rama kishte deklaruar se bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike përcakton një raport të ri mes kabinetit qeveriar dhe medias.Sipas tij, çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit që do të ndodhet pranë kryeministrit Rama.Kodi etik i Ministrave është një praktikë e njohur në shumë vende. Në Britaninë e Madhe kjo praktike e ka zanafilën që në vitin 1980. Nuk dihet nëse në vendimin e Edi Ramës për këtë kod etik të Ministrave në Shqipëri ka ndikuar ish kryeministri britanik Tony Blair, i cili pritet të jetë këshilltar i qeverisë Rama.Fakt është se në vitin 1997 nën qeverisjen e Blair, u botua kodi i parë i Ministrave që vendosi një sërë rregullash të forta për Ministrat.Në përvojat ndërkombëtare, kodi i Ministrave përcakton rregulla dhe standarde që duhet të ndjekin Ministrat e një qeverie.Megjithatë, detaje të këtij dokumeti të nënshkruar nga Ministrat shqiptarë nuk ka, por zbatimi i tij ka nisur, pasi pas të dyja mbledhjeve informale të qeverisë, Ministrat kishin një përgjigje për mediat: “Nuk mund të komunikojmë mbi asgjë që ka lidhje me mbledhjen, pasi duhet të respektojmë kodin etik.”