“Dogji Ndrecën”, Prokuroria kërkon 4 vjet burg për Perikli Shqevin
Ish i përndjekuri politik dhe pjesëmarrës në grevën e urisë të një viti më parë Perikli Shqevi rrezikon të dënohet më 4 vite burg, pas i vuri zjarrin mikut të tij Gjergj Ndreca.Këtë masë dënimi ka kërkuar prokurori Blerim Tominja, pasi e gjen Shqevin fajtor për plagosje të rëndë me dashje.Sipas akuzës grevisti Ndreca në mënyrë demonstrative ka dashur ti vërë flakën vetes, por është neutralizuar nga forcat e policisë.Pas kësaj i pandehuri është afruar duke ndezur një çakmak dhe për rrjedhojë Gjergj Ndreca ka marrë flakë duke i rrezikuar atij jetën. Ndërsa pjestarë të grevës së urisë nuk janë pajtuar me konkluzionet e organit të akuzës duke e cilësuar një vrasje për së dyti të nismës së tyre.Ndërsa seanca tjetër është caktuar në datën 24 shtator, ku Shqevi do të mbrojë veten,i cili asnjëherë nuk ka pranuar akuzën e djegies së mikut të tij Gjergj Ndreca,i cili tashmë ka kërkuar azil politik në Suedi.