Meta: Të lëmë pas frymën konfliktuale, të punojmë për integrimin
Kryetari i ri i Parlamentit Ilir Meta ka deklaruar sot se Kuvendi i ri do të çojë përpara axhendën europiane të shqiptarëve.Në fjalën e tij të mbajtur pas zgjedhjes, Meta ftoi deputetët të lënë pas frymën konfliktuale dhe të punojnë për integrimin e Shqipërisë.“Shqiptarët kërkojnë refoma të thella që na çojnë shumë më shpej të Europë, reforma që ju sjellin qytetarëve më shumë vende pune. Prandaj dhe ftesa ime e parë që buron nga të dëgjuarit e zërit të qytetarëve në 23 qershor është lënia pas e frymës konfliktuale. Jemi këtu për të dhënë alternativa konkrete. Përmirësimi i situatës ekonomike nis me një partneritet të plotë me sipërmjarrjenm që shton vendet e punës dhe sjell mirëqënie për qytetarët” tha Meta.Kreu i Kuvendit theksoi më tej se vendin e presin reformat të rëndësishme për funksionimin efikas të institucioneve.“Zhvillimi dhe përparimi nuk është vepër e një mazhorance por një sipërmarrje e bazuar në gjithëpërfshirjen e çdo qytetari, e çdo institucioni, ku roli i opozitës mbetet i krahasueshëm. Gjithashtu duhet të rrisim efikasitetin tonë në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian dhe të forcojnë zbatueshmërinë e ligjeve. Transparenca dhe gjithëpërfshirja do të jenë vendimtare në punën e Kuvendit” tha Meta.Meta theksoi më tej se Kuvendi duhet të vendosë një standart të ri të sjelljes politike ku debatohet për programe dhe ide dhe jo për individë."Ky është nëj shekull që punon për të mirën e shqiptarëve ndaj dhe dua të siguroj se duke marrë besimin tuaj jam këtu një nga ju që të siguroj zbatimin e rregullores së Kuvendit, të siguroj që të respektohen të drejtat e çdo deputeti dhe angazhim konstruktiv të opozitës, frymën e tolerancës dhe të konsensusit. Sfidat që kemi përpara janë të mëdha dhe progresi i vendit do të jetë më i begatë duke rritur frymën e bashkëpunimit dhe duke vënë interesin kombëtar mbi ato partiake. Jam i bindur se do të jemi të suksesshëm vetëm duke mos harruar se ky nuk është Kuvendi ynë por i popullit shqiptar, i të gjithë qytetarëve të cilat votuan me dinjitet në 23 qershor. Le të refletojmë në këtë Kuvend për të fituar besimin e tyre” përfundoi Meta.Sequi:Meta do ta udhëheqë Kuvendin me efikasitetAmbasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, në një prononcim për mediat ka vlerësuar zgjedhjet e Ilir Metës në krye të Kuvendit të Shqipërisë."Dëshiroj t`i shpreh urimet e mia zotit Meta për zgjedhjen e tij si kryetar të Kuvendit dhe nuk ka dyshim që ai do ta udhëheqë Kuvendin në mënyrë efikase. Dëshiroj të theksoj edhe rezultatin e shifrave që dolën. Kjo është shumë e rëndësishme pasi Parlamenti është një institucion i konsolidimit të demokracisë në vend por ka edhe rolin e kontrollit të balancës. Unë mbajta shënim edhe disa fjalë nga fjalimi i Metës si psh:integirmi në BE ecën në mënyrë paralele mes mazhorancës dhe opozitës. Në fakt edhe unë thash që të shohim më pak konfliktualitet dhe më shumë zgjidhje dhe Meta përdori disa fjalë kyce, si reforma, transparencë, gjithëpërfshirje, zbatueshmëria e ligjeve që janë shumë të rëndësishme. Vizioni i Metës për bashkëpunim rajonal ka shumë rëndësi” tha Sequi.Gjithashtu, amabsadori Sequi theksoi se klasa politike jo vetëm duhet të mbajë shënime por edhe duhet t`i bëjë gjërat.