LSI me grup parlamentar në parlament, Meta: Kompensim i mandateve të humbur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2013, 17:36
Pas një sezoni pushimesh dhe një suksesi spektakolar në zgjedhjet e 23 qershorit, LSI ka zhvilluar sot mbledhjen e parë e grupit parlamentar, e para kjo pas 9 vitesh jetëgjatësi të kësaj partie. E ndërsa shkon në parlament me plot 16 deputetë, pa llogaritur këtu Spartak Brahon i cili ka garuar në listën e PS, vetë kryetari i LSI, Ilir Meta, në fjalën e tij tha se ky nuk është rezultat surprise, por vetëm një kompensim i mandateve të humbura në zgjedhjet e kaluara.
“Ne shkojmë për herë të parë në Kuvendin e ri, për herë të parë pas 9 vitesh me një grup të konsiderueshëm parlamentar, që nuk është surprizë, por kompensim i mandateve që kemi humbur në zgjedhjet e kaluara. Kjo është vetëm mbledhja e parë , për të vijuar më pas me mbledhjet e rregullta dhe javore të këtij grupi parlamentar në mënyrë që ne të përmbushim programin tonë dhe të respektojmë axhendën e parlamentit dhe qeverisë së re” tha ai.
Kreu i LSI në këtë fillim sezoni të ri nuk ka lënë pa uruar si deputetët, ashtu dhe Ministrat e emëruar të kësaj partie, duke besuar në përpaqësimin sa më dinjitoz të qytetarëve që i votëbesuan përmes votës.“Ju uroj mandate të suksesshme deputetëve, përfaqësim dinjitoz të qytetarëve që ju besuan. Besoj tek intergriteti dhe angazhimi juaj për mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit. U uroj Ministrave suksese në angazhimet e tyre” u shpreh Meta.Ndërkaq zoti Meta ka sqaruar edhe mungesën e zotit.Braho në mbledhjen e grupit.“Dua të them se sa i takon mbledhjeve të grupeve parlamentare, Spartak Braho do të marrë pjesë tek PS, ndërsa sa i takon mbledhjeve të kryesisë do jetë i pranishëm tek LSI. Ky nuk ëhstë asgjë tjetër, veçse tregues i faktit se jemi dy forca politike, por jemi një mazhorancë e bashkuar që funksionon” sqaroi Meta.
“Ne shkojmë për herë të parë në Kuvendin e ri, për herë të parë pas 9 vitesh me një grup të konsiderueshëm parlamentar, që nuk është surprizë, por kompensim i mandateve që kemi humbur në zgjedhjet e kaluara. Kjo është vetëm mbledhja e parë , për të vijuar më pas me mbledhjet e rregullta dhe javore të këtij grupi parlamentar në mënyrë që ne të përmbushim programin tonë dhe të respektojmë axhendën e parlamentit dhe qeverisë së re” tha ai.
Kreu i LSI në këtë fillim sezoni të ri nuk ka lënë pa uruar si deputetët, ashtu dhe Ministrat e emëruar të kësaj partie, duke besuar në përpaqësimin sa më dinjitoz të qytetarëve që i votëbesuan përmes votës.“Ju uroj mandate të suksesshme deputetëve, përfaqësim dinjitoz të qytetarëve që ju besuan. Besoj tek intergriteti dhe angazhimi juaj për mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit. U uroj Ministrave suksese në angazhimet e tyre” u shpreh Meta.Ndërkaq zoti Meta ka sqaruar edhe mungesën e zotit.Braho në mbledhjen e grupit.“Dua të them se sa i takon mbledhjeve të grupeve parlamentare, Spartak Braho do të marrë pjesë tek PS, ndërsa sa i takon mbledhjeve të kryesisë do jetë i pranishëm tek LSI. Ky nuk ëhstë asgjë tjetër, veçse tregues i faktit se jemi dy forca politike, por jemi një mazhorancë e bashkuar që funksionon” sqaroi Meta.Në përfundim LSI ka zgjedhur edhe kreun e grupit parlamentar, zotin Petrit Vasili.