Kakavijë, ndalohen 47 klandestinë në dy operacione

Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me sektrorin antitrafik të policisë së Gjirokastrës ka ndërmarrë gjatë orëve të natës dy operacione kundër trafikimit të klandestinëve.Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 47 klandestinë, kryesisht nga Lindja e Mesme të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Sipas policisë, në operacionin e parë janë kapur 30 klandestinë,nga Afganistani, Sudani dhe Pakistani ndërsa në operacionin e dytë u ndaluan 17 klandestinë të tjerë nga Sudani dhe Algjeria.Sipas policisë evidentimi i klandestinëve është bërë përmes kamerave termike.Mësohet se klandestinët e ndaluar kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.