Programi ndez Kuvendin, PD: Masa drastike nëse nuk na jepet kohë

Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi mazhorancën se nuk po tregohet transparente ndaj qytetarëve dhe opozitës duke shtuar se kjo e fundit po përballet me një mendësi të vjetër komunikimi.
"Sot duhet të ishte një ditë e veçantë pasi nis një legjislaturë e re por shqiptarët dhe opozita po përballen me një mendësi të vjetër komunikimi, me një tentativë për të shkelur parimet e transparencës së qytetarëve shqiptarë duke nisur me shkelmimin e praktivave elementare" tha Basha.

"Në mbledhjen e krerëve të grupeve parlamentare unë kërkova që grupit të PD-së t`i jepet një kohë më e gjatë për tu njohur me programin qeverisës, në mënyrë që shqiptarët të njihen me qëndrimet e të gjtiha palëve lidhur me atë që është më e rëndësishme për një parlament. Por Ruçi në mënyrë absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD për të vendosur se kur do të bëhet debati, juve ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë. Vendimet do merren në vazhdim, do bisedoj me Metën për ti bërë të qartë vendimin e grupit, nëse Ruçi do vazhdojë me qëndrimin arrogant” tha Paloka.
Sipas tij, deputetët e opozitës kanë nevojë për kohë për tu njohur me programin e për të përgatitur një debat serioz.PS mbledh në orën 18:00 grupin parlamentarNdërkohë në orën 18:00, Partia Socialiste mbledh grupin e saj parlamentar ku pritet të vendoset për kryetarët dhe anëtarët që do të përbëjnë komisionet kuvendore. vijon.......