Vlorë, vijon prishja e ndërtimeve pa leje
Prishja e ndëritmeve pa leje në qarkun e Vlorës u rikthye sërish përmes një bashkëpunimi mes policisë bashkiake dhe inspektoriatit ndërtimor të bashkisë, një aksion i cili këtë herë u përqëndrua tek zënia e hapësirave piblike.Aksioni i kryesuar nga nënkryetari i bashkisë për infrastrukturën, Ardian Musta u përqëndrua në zonën e Skelës, në lulishten e shkrimtarëve ku u zbatuan tre vendime.Musta tha që sapo ka filluar faza e parë e ndërhyrjes së ndërtimorëve për prishjen dhe lirimin e lulishteve publike, për ti rikthyer ato më pas në hapësira të gjelbërta sikundër kanë pasur destinacionin.Sa i takon prishjeve në bregdet Musta tha se pritet së pari aprovimi i listës së objekteve nga qeveria ndërsa nuk mohoi faktin se pjesë e prishjeve do të jenë edhe objekte me leje që sipas vëzhgimeve të kryera në terren prishin sistemin e vijës bregdetare.