Betohen 137 deputetët, Vasil Bici i PD i “ dhuron” mandatin Mëhill Fufit
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot në seancë plenare gjatë së cilës bënë betimin 140 deputetët e rinj si dhe u zgjodh kryetar i Parlamentit zoti Ilir Meta.Në seancën e sotme, është paraqitur nga deputeti i PS-së Armando Subashi raporti i komisionit të verifikimit të mandateve të çdo deputeti të zgjedhur fitues në zgjedhjet e 23 qershorit.“KQZ mbi bazën e rezultatit të votimit për çdo zonë zgjedhore ka përllogaritur shpëndarjen e mandateve, që iu paraqitën Kolegjit Zgjedhor. Ky i fundit llogariti shpëndarjen e mandateve dhe kandidatet fitues për çdo parti politike. KQZ ka marrë vendimin perfundimtar për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, që përfshin votat, mandatet dhe listën e deputetëve” tha Subashi.Gjithashtu Subashi theksoi se gjatë verifikimit është konstatuar se Vasil Bicaj i cili fitoi mandatin e deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës refuzon mandatin.Sipas ligjit, pas refuzimit të mandatit të njërit prej deputetëve, mandati I kalon pasardhësit të listës shumemërore të paraqitura nga ana e subjektit politik fitues apo e koalicionit fitues që në këtë rast është Mhill Fufi.Në përfundim të fjalës së tij Subashi u shpreh, komisioni gjatë verifikimit të mandateve të 140 deputetëve nuk gjeti asnjë rast të paligjshmërisë.Pas raportit të komisionit të vlerësimeve të mandateve, deputeti Namik Dokle që kryesoi edhe sot seancën plenare, lexoi formulën e betimit, e më pas të 140 deputetët kanë thënë “Betohem”.