2 vjet nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ende asnjë autor
Sot mbushen dy vjet nga ekzekutimi mafioz me bombë me telekomandë i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarje e ndodhur në qendër të Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhur në bulevradin Skelë -Vlorë, ku makinës së gjyqatrit 33 vjeçar iu vendos një sasi eksplozivi i cili i mori jetën.Vrasja e gjyqtarit të Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës tronditi oponinon publik, duke vënë në lëvizje jo vetëm policinë e Vlorës, por të gjithë strukturat e rëndësishme policore dhe të drejtësisë,por ende sot e kësaj dite, nuk ka një emër konkret apo të dyshuar për vrasjen.Pas ngjarjes, çeshtjen e morën Krimet e Rënda në Tiranë dhe pse gjithnjë thuhet se po hetohet ende nuk ka një emër konkret dhe pse mediatikisht pistat ishin të shumta që çuan në këtë vrasje.Seriali i bombave me telekomandë të cilat vendosen nën shasinë e automjeteve mbeten ende të pa zbuluara gati në të gjitha rastet pasi ekspertët tanë thuajse e kanë të pamundur të hetojnë lehtësisht mbi eksplozivet ku në të shumtat e rasteve nuk lënë gjurmë dhe autorët janë profesionist.Familjarët e gjyqtarit Konomi kanë apeluar për drejtësi dhe për zbardhjen e ngjarjes.