Rrjedhje votash në PD? Paloka: Opozita jonë, jo problem numrash

Pas publikimit të rezultatit të votimit, ku Ilir Meta u zgjodh kryetar Kuvendi, u vunë re votat e marra ishin në shumë se numrat e mazhorancës së re në Parlament duke shtuar dyshime për rrjedhje votash në Partinë Demokratike.I pyetur nga mediat në lidhje me këtë, kryetari i komanduar i grupit parlamentar  të Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se nuk ka dëgjuar rezultatin e votimit për zgjedhjen e Metës.Ai shtoi se nuk do të bëjë as nuhatësin dhe as hetuesin për të gjetur deputetët të cilët votuan pro Metës por shtoi se opozita e re nuk është problem numrash.“Opozita jonë nuk është problem numrash, jo 8, po edhe 18 po të ishin për mua nuk është problem” tha Paloka.Ndërkohë kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka sqaruar për mediat votën kundër Ilir Metës.“Deputetët e PDIU-së kanë votuar kundër Ilir Metës si kryetar Kuvendi pasi partia jonë është pjesë e opozitës parlamentare. Vendimi i  grupit parlamentar të djathtë për votimin e sotëm është votim politik kundër” tha Idrizi.Edhe deputetë e Partisë Republikane kanë deklaruar votën kundër Ilir Metës si kryetar Kuvendi."Partia Republikane është në opozitë dhe bashkë me aleaten e saj, Partinë Demokratike,  do të bëj të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një opozitë të fuqishme në shërbim të interesave të vendit, si dhe do të bashkëpunojë në çdo moment me forcat e opozitare për të rikthyer të djathtën në pushtet” thuhet në njoftimin e PR-së.