Verifikimi i mandateve, Bogdani: Gati nesër, Berisha Kryeministër mbarëshqiptar
Ndërsa e hëna ishte një ditë e ngjeshur me zhvillime politike, ku dominuan edhe ato brenda PD, Bogdani duke iu referuar mbledhjes së grupi parlamentar demokrat tha se ishte me rëndësi shpalosja e një plani të përgjithmëm tek mënyra sesi do të bëhet opozitë.Konstruktivë për çështje madhore të vendit, por dhe të fortë përmes denoncimeve me fakte kontrete të çdo abuzimi nga qeverisja e re, kjo pritet të jetë dhe opozita e re sipas Bogdanit.
“Ishin momente të rëndësishme në fillimin e grupit parlamentar si opozitë, për të dhënë tonte e duhura, për të shpalosur një plan të përgjithshëm, duke pasur parasysh trashëgiminë që kjo mazhorancë u lë qytetarëve, në funksion të integrimit të vendit. Duke pasur parasysh këtë, fakti se ne do jemi opozitë konstruktive kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, tregon një diskurs pozitiv. Pra një opozitë konstruktive për interesa madhore të vendit, por dhe një opozitë e fortë për të denoncuar çdo shkelje të kësaj qeverie, pasi janë reforma të rëndësishme që nuk mund të zhbëhen, janë premtime të shumta të Ramës rrënjësisht të parealizueshme, janë antiglobale nga mënyra si parashtrohen. Do jemi në krah të qytetarëve, punonjësve të administratës publike. Administrata ka nevojë për konsolidim, por jo për ta hedhur në rrugë siç ka deklaruar zoti. Rama. PD do jetë e fortë në zërin e saj brenda Kuvendit dhe jashtë tij.Grupi parlamentar i PD ka një cilësi të madhe. Kjo është shumë e rëndësishme në të bërit opozitë, nuk do bëjmë zhurmë parlamentare siç jemi mësuar të shohim por një opozitë konstruktive me fakte” theksoi Bogdani.
E ndërsa pritet votëbesimi i qeverisë së re, Bogdani ka ndarë shqetësimin lidhur me “kodin e heshtjes” së kabinetit Rama, që sipas tij thyen traditën e krijuar nga mazhoranca e djathtë, ku komunikimi i hapur me median ishte prioritet.
“Ky është një shqetësim për gazetarët në radhë të parë, për ne si opozitë dhe për vetë qytetarët shqiptarë. Shqipëria dixhitale nuk është thjeshtë një nocion teknik. Nëse zoti.Rama e mbyll qeverinë e tij, nuk është çudi pasi ai pati mbyllur dhe PS. Por nuk është problem që shqetëson opozitën, më shumë se mediat dhe qytetarët shqiptarë" nenvizoi ai.
Në vijim të intervistës Bogdani tha se së shpejti nis riorganizimi i PD dhe analiza e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga ku priten të nxirren konkluzione të rëndësishme. Bogdani tha se në politikë nuk ka luftë brezash por mentalitetesh, e kur bëhet fjalë për PD sipas tij pasja e një konkurencë të shëndetshme brenda brezave, vetëm sa rrit rezultatet.
“Riorganizimi dhe analiza e zgjedhjeve fillon në javët e ardhshme. Është me rëndësi të shihen arsyet e reazultateve të 23 qershorit, për të bërë korrigjimet e mundshme dhe për të bërë një mobilizim për zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka luftë brezash në PD, por luftë mentalitetesh. Sot në politikën shqiptare ke lider që kanë vite experience, por që nga mentaliteti janë shumë të rinj sesa ata që e militojnë veten si të rinj. Personi që e ka mentalitetin më të ri në PD është Kryeministri Berisha i sapodorëhequr. Kur konkurenca është e shëndetshme edhe rezultatet janë më të mira” tha më tej deputeti demokrat.