Personat me dënime të lehta penale, tashmë mbikqyrje nga pajisje elektronike

Të dënuarit për vepra penale tashmë do të mbikqyren me pajisje elektronike, duke lënë mënjanë zgjidhjen alternative të qëndrimit në burg.Të dënuarve do tu vendoset një perimetër lëvizjeje nga gjykata dhe nëqoftëse ai shkelet atëherë salla operative njofton policinë dhe patrulla më e afërt bën ndalimin e të dënuarit.Për Ministrin, Eduard Halimi, ky sistem do të përdoret për personat në shërbim prove për përdorim të lëndëve narkotike si dhe personat që ushtrojnë dhunë në familje.Mbështetësi kryesor i këtij projekti ka qënë prania e OSBE-së në Tiranë dhë për Ambasadorin Eugen Ëollfarth, Shqipëria ka meritën se është vend i parë në rajon që implementon këtë sistem.Ky sistem do të fillojë testimin e tij në fillim të vitit 2013 dhe shihet si një mundësi mjaft e mirë për të ulur mbipopullimin në burgje dhe në paraburgim.