Bilanc tragjik viktimash, 5 të vdekur dhe 3 të plagosur në aksidente e atentate

E marta eshte kthyer ne nje dite te pergjakshme. Vetëm në pak orë, bilanci i ngjarjeve të rënda është 5 viktima dhe 3 të plagosur. Ne Shkodër, nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere jane plagosur pasi janë qëlluar me breshëri automatiku pranë godinave të studentëve të Universitetit "Luigj Gurakuqi". Për pasojë ka humbur jeten shtetasit Aleksandër Qarri, ndersa jane plagosur Lekë Marku, 37 vjeç dhe studenti 19-vjeçar nga Lezha Agush Nikollë Begeja. Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku humbi jeten dhe Aleksandër Qarri, ndersa dy te plagosurit e tjere jane ne gjendje te rende.Ndersa po ne kete rreth ne mesdite shtetasi Simon Vija ka humbur jeten si pasoje e nje aksidenti automobilistik te ndodhur ne Dajç.Viktima po ecte me motocikleten e tij, kur eshte perplasur nga nje utomjet tip furgon, i cili strehohej nga shtetasi Bujar Iliri, qe tashme eshte shoqeruar nga policia.Një tjeter aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekjen e një 21-vjeçareje dhe plagosjen e një personi tjetër. Një kamion ka përplasur një automjet dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 21-vjeçarja Valentina S., ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit Kevin Shtjefni. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Aksi rrugor Lezhë-Shkodër ka shënuar një tjetër viktimë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mabe, ku një automjet ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 75-vjeçari Abaz Alia nga Shkodra. Pas aksidentit, makina është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e drejtuesit të saj.Edhe qyeti i Vlorës nuk ka mbetur jashtë hartës së zezë të aksidenteve. Në aksin Orikum- Vlorë, një elektriçist, rreth të 60-tave ka mbetur i vdekur teksa ishte në punë duke riparuar një shtylle elektrike. Viktima, Irakli Zaka, ka rënë në kontakt me rrymën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.