Kryeprokurori, Konstitucionalistët: Presidenti shkel ligjin nëse e dekreton këtë vit

Nëse presidenti i Republikës Bujar Nishani dekreton emrin e prokurorit të përgjithshëm para majit të 2013-ës shkel ligjin dhe kushtetutën.Ky është paralajmërimi që bëjnë  konstitucionalistët Njazi Jaho dhe Sokol Hazizaj  në ditën që kreu i shtetit nisi konsultimet për pasardhësin e Ina Ramës.Sipas Jahos dhe Hazizajt, Presidenti Nishani u nxitua për takimet me krerët e partive parlamentare, pasi ato duhet të paraprisheshin nga një tryezë të kreut të shtetit me konstitucionalistët.Debatet për mandatin e prokurorit të përgjithshëm lidhen me faktin se Ina Rama u emërua në këtë detyrë disa muaj përpara ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008, ku me konsnesus, demokratët dhe socialistët, përcaktuan një mandat 5-vjeçar për kreun e organit qëndror të akuzës i cili përfundon në ditën e fundit të vitit të pestë të mandatit të marrë.Deri në kohën e emërimit të Ina Ramës, kryeprokurori kishte mandat të pakufizuar dhe mund të largohej ose me dorëheqje, ose me firmën e presidentit, pas një komisioni hetimor parlamentar.