Shkodër, qëllohen me automatik, 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.Tre persona janë plagosur pasi janë qëlluar me breshëri automatiku pranë godinave të studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi”.  Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Aleksandër Qarri, Lekë Marku, 37 vjeç dhe studenti 19-vjeçar nga Lezha  Agush Nikollë Begeja.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e Aleksandër Qarrit është e rëndë ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kërkimet për kapjen e autorëve të krimit.Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes po policia po vijon hetimet