Shkodër, makina përplas biçikletën, vdes 75-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mabe  ku një automjet ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 75-vjeçari Abaz Alia nga Shkodra.Pas aksidentit, makina është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e drejtuesit të saj.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit rrugor që i mori jetën të moshuarit.