Prespektiva europiane e Shqipërisë, Sequi: Shoqëria më shumë presion politikanëve

Politika duhet të ndjekë vokacionin proeuropian të shqiptarëve, po ashtu dhe publiku duhet të ushtrojë më tepër presion ndaj klasës politike, me qëllim realizimin e objektivit kombëtar, integrimin në Bashkimin Europian.Ka qenë ky apeli i lëshuar nga kreu i prezencës së BE në Tiranë, Ettore Sequi, pikërisht në ditën e fundit të kohës kur parlamenti duhet të votonte tre ligjet e cilësuara përpara se Shqipëria të dorëzojë raportin në Komsionin Europian për sa i përket miratimit të tre ligjeve të cilësuara. Këto deklarata Sequi i bëri gjatë konferencës “Prespektiva Europiane e Shqipërisë”, ku nënvizoi dhe njëherë domosdoshmërinë e realizimit të reformave dhe dialogut politik në vend.“Ka vetëm një rrugë që të çon në Bruksel. Kjo është rruga e reformave, e shtetit ligjor, e sundimit të ligjit dhe e dialogut që doja ta theksoja. Veprim nuk është një fushë ku mund të luajnë vetëm politikanët, por edhe institucionet dhe çdokush tjetër në dobi të publikut.”- tha Sequi.Gjatë konferencës,u prezantua sondazhi mbi perceptimin e shqiptarëve për BE-në, ku Sequi vuri në dukje se ndryshe nga një vit më parë, publiku këtë vit është më i mirëinformuar, ku më shumë se 60% e shqiptarëve kuptojnë se Shqipëria është një vend potencial kandidat për në BE.