100 vjet shtet 100 vjet Albtelecom, ceremoni madhështore për këtë përvjetor

Janë jo vetëm 100 vite shtet shqiptar, por edhe plot 100 vjet Albtelecom. Në një ceremoni madhështore qindra të ftuar kanë festuar suksesin dhe hapat galopantë që ka pësuar telekomunikacioni në Shqipëri nga dita kur u themelua administrata e telegrafës ne 1912-tën e deri më sot, për 100-vjet me radhë..si ajo e hyrjes në treg të një epoke të re si Eagle Mobile në 2008-të.“Kanë kaluar tashmë 100-vite që prej themelimit të parë të administratës së telegrafës. A do ta imagjinonte Lef Nosi që industria e telekomunikacionit do të vinte në këtë nivel pas 100-vitesh? Sot të gjithë shqiptarët që janë mbi 15 vjec shpenzojnë mesatarisht 10 min telefon në ditë. Në këtë 100-vjetor në kemi marë iniciativën të rëndësishme, duke iu përshtatur klientit” tha Drejtori i përgjithshëm i Albtelekom dhe Eagle Mobile, Orhan Coscun.“Si Albtelecom ne punuam të conim anekënd informacion. Më pas duke ndërtuar një opsion të ri Eagle mobile në sollëm një tjetër dimension të ri. Në rast se do të shikoni zhvillimin e 5 viteve të fundit do të shikoni zhvillimin që kemi sjellë. Jemi një nga aktorët kryesorë të këtij zhvillimi dhe kjo na bën të lumtur” u shpreh Presidenti i Calik Holding, Ahmet Calik.Ndërsa kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij tha se pa mbështetjen e Albtelecom nuk do të kishim një Shqipëri Dixhitale. Berisha shprehu bindjen se Eagle Mobile do na cojë në teknologjinë më të madhe, atë 4 G.Ceremonia ka vijuar me prerjen e tortes, si traditë e cdo ditëlindjeje dhe më pas të ftuarit kanë patur mundësinë të shohin nga afër ekspozitën, e cila përmbante të ekspozuar nga telegrafi i parë e gjer tek tekneologjia e IPad.