Sequi: Nuk ka shanse për statusin pa miratimin e ligjeve

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi është shprehur qartë se pa u përmbushur rekomandimet e Komisionit Europian, vendi ynë nuk do të ketë shanse për të marrë statusin e vendit kandidat.Në një prononcim për mediat, Sequi theksoi se edhe pse KE-ja ka rekomanduar dhënien e statusit për Shqipërinë do të jenë shtetet anëtare të BE-së ato të cilat do të vendosin."Shqipëria ka shanse për të marrë statusin e kandidatit por nëse masat e rekomanduara nga komisioni nuk do të kalojnë sigurisht shanset për të marrë statusin e kandidatit nuk do të jenë reale.  Ky është rekomandimi i komisionit por janë vendet anëtare të BE-së ato të cilat do të marrin vendimin. Kështu unë nuk mund të flasë për vendimin e vendeve anëtare pasi nuk është puna ime” tha ambasadori Sequi.I pyetur për takimin Berisha-Rama për të arritur një kompromis për miratimin e tre ligjeve amabsadori Sequi u përgjigj: Për BE-në dialogu është githmonë një termë e mirë. Ajo që pash dje është që dy liderët ishin të gatshëm të zhvillonin një dialog”.