Topalli kërkon seancë të posaçme për 3 ligjet, socialistët s`pranojnë

Në ditën e fundit të kohës kur parlamenti duhet të votonte tre ligjet e cilësuara përpara se Shqipëria të dorëzojë raportin në Komsionin Europian për sa i përket miratimit të tre ligjeve të cilësuara, Kryetarja e Kuvendit ka apeluar sërish opozitën. Në konferencëne kryetarëve të grupeve parlamentare zonja.Topalli përsëriti ftesën ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. Zonja. Topalli kërkoi që të përfshihet në kalendar një seancë e posaçme, jashtë radhe për miratimin e tre ligjeve të kërkuara, por anëtarët socialistë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan.Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit thuhet se Zonja. Topalli është shprehur se tre projektligjet që kërkohen nga Brukseli do vazhdojnë gjithsesi të jenë pjesë e Kalendarit të Punimeve të Kuvendit.Ndërkaq Konferenca miratoi me konsensus kalendarin e e punimeve, ndërsa u ra dakord që prioritet në axhendën e Komisioneve Parlamentare të ketë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2013, sapo të mbërrijë në Kuvend.