Rriten rastet me HIV-AIDS, gjatë 2012 më shumë raste se një vit më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2012, 16:42
Numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës Hiv-Aids në vendin tonë ka arritur në shifrën 555. Vetëm në 10 muajt e parë të vitit janë shënuar 70 raste të reja, ndërsa një vit më parë shifra ishte 65 të prekur.Epidemiologu pranë Autoritetit Shendetesor Rajonal, Halil Stana, tha se 84 % të rasteve të infektimit janë në rrugë heteroseksuale.Por sipas specialistëve, problem serioz në vend mbeten edhe rastet e infeksionit dhe sifilisit, që kohët e fundit kanë shënuar rritje.Shifrat e Autoritetit Shendetesor Rajonal u bënë publike gjatë panairit të hapur në Tiranë, ku bluzat e bardha po ofrojnë informacion për sëmundjet seksualisht te transmetueshme dhe testimeve vullnetare për këto sëmundje.