FRD: Tentativa për shkarkimin e kryeprokurores, antikushtetuese

Partia “Fryma e Re Demokratike” ka reaguar sot në lidhje me mandatin e kryeprokurores Ina Rama duke e cilësuar si antikushtetuese tentativën e mazhorancës për shkarkimin e saj.Sekretari politik në FRD, Afrim Krasniqi theksoi se mandati i kreut kryesor të akuzës përfundon në vitin 2013 dhe çdo tentativë tjetër për shkurtim mandati përbën shkelje të Kushtetues dhe shkarkim të paligjshëm.“Mandati nis në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, ato kanë hyrë në fuqi në maj 2008, kështu që edhe mandati zgjat 5 vjet deri në maj 2013. Çdo tentativë tjetër përbën një akt antikushtetues  dhe zhvillim negativ të vendit në raport me shtetin e së drejtës. Ne japim mesazh negativ dhe krijojmë krizë politike, duke nënshtruar politikisht institucionin e fundit të mbetur jashtë kontrollit të maxhorancës” shtoi më tej Krasniqi.