Treni i fundit drejt BE, Vasili: Po bëhet llogari votash, do ndëshkohet përgjegjësi
Lojë e rrezikshme elektorale, që do të pasohet me një faturë të lartë në kurriz të firmëtarit të saj. Në këtë përfundim del nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, i zhgënjyer nga qëndrimi i klasës politike lidhur me cështjen më të rëndësishme të vendit, integrimin në BE. Kur dështoi maratona e përpjekjeve të ditës së sotme në kërkim të gjetjes së një konsensusi mes palëve për 3 ligjet e kërkuara nga KE, Vasili e vlerësoi komunikimin në distancë mes liderëve të dy kampeve një nocion shumë të vyer për eposin dhe letërsinë, por shumë larg realitetit të sotëm.“Ka kthime të papritura që na nxjerrin përtej arsyes normale. Shpresa vdes e fundit, s’duhet të humbim optimizmin. Sjellja, stili dhe mënyrat e komunikimit të përdorura s’është se na kanë bërë të ndjehemi mirë, një standard i ulët komunikimi përmes deklaratave mediatike në distancë. Të gjitha palët mund të negociojnë mbledhjen e një tavoline, të tilla situata i shkojnë vetëm eposit, skanë vend në realitetin e sotëm. Fieri është një problem që kërkon zgjidhjen e tij, gjykata e ka marrë përsipër shqyrtimin në detaje të kësaj cështje, i takon asaj ti japë zgjidhjes, një fakt i tillë është pranuar dhe nga mazhoranca. Kemi pasur dhe në qarqe të tjera lëvizje të këshilltarëve dhe a mund të mbajë peng integrimin problemi në një qark të vetëm? Është një lojë elektorale shumë e rrezikshme, një integrim i penguar është një faturë shumë e rëndë në shpatullat e kujdo që e ndërmerr. Integrimi s’ka lidhje vetëm me Shqipërinë, është një rrezatim edhe për Kosovën dhe gjithë trevat shqiptare. Të privosh miliona shqiptarë për cështje të tilla që do të përballemi në vazhdim është e patolerueshme. Le të përdorim orët në vazhdim të mos damkosim Shqipërinë përpara europianëve” deklaroi ai.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Vasili u shpreh se LSI është e gatshme të pranojë cdo kompromis për arritjen e integrimit. Në këtë kontekst ai shtoi se mazhoranca nuk ka se cfarë ofron më shumë nga sa ka ofruar, LSI s’mund të kontribuojë me asgjë më shumë përvec shembullit të politikës paqtuese të dhënë në vazhdimësi, ndërsa qëndrimin e opozitës ai e konsideron legjitim, por aspak kontstruktiv.“Më shumë se fjalët të edukon shembulli, kemi ndjekur një politikë paqtuese, kemi dhënë shembuj të tillë edhe në procesin e zgjedhjes së Presidentit, ky shembull është në tavolinë edhe mesazhet e LSI të përcjellura në vazhdim kanë qenë në funksion të integrimit të vendit. Në një proces të një integrimi të sukseshëm ka vetëm fitues. Shqiptarët do të duartrokasin politikën që i con përpara. Ne pranojmë cdo kompromis që të arrihet integrimi. Rifutja në llogore është një taktikë elektorale që s’na con gjëkundi. Qëndrimi i opozitës është legjitim, por s’është konstruktiv. Mazhoranca nuk ka se c’ofron më shumë nga cka dhënë. Në qershor të gjithë kemi një provim për të dhënë” u shpreh Vasili.Duke dashur ti japim të gjithë kësaj situate një ngjyrim letrar, po Bota cfarë do të thotë për ne nëse e humbim dhe këtë tren të fundit drejt familjes europiane, apo për ti qëndruar sërish optimizmit, nëse kemi një vendim pozitiv të casteve të fundit si do të përkthehet kjo në sytë e ndërkombëtarëve?“Ne vetë sjemi të kënaqur nga kjo sjellje, cmund të presim nga europianët. Nëse ligjet votohen do thonë shyqyr që e bënë, por politikës do ti vënë pikëpyetje dhe nota të zeza. Apriori skemi asnjë kundërshtim dhe asnjë problem për tre këto ligje. Po bëhet thjesht llogari votash. Në 100 vjecarin që do të vijë një nga momentet kyce do të jetë dhe integrimi i saj në Europë. Këto janë vendime historike, janë të barabarta me atë vendim historik të pavarësisë 100 vjet më përpara. Politika duhet të mendojë shumë mirë përpara veprimeve të nxituara edhe në kontekst të këtij 100 vjetori që realisht është parë pozitivisht nga bota. Në Bruksel do ndihen të bezdisur, por ata nuk harrojnë vokacionin pro europian të popullit shqiptar” deklaroi në RTV Ora News Petrit Vasili.