Koncert për Nënë Terezës, përkujtohet bamirësja shqiptare te TOB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 22:54
Megjithëse ka vite që është ndarë nga jeta, emri i Nënë Terezës nuk është harruar. Në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit u mbajt koncerti me veprën fituese të konkursit mbarëkombëtar të muzikës kushtur 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.Ky album u mbajt me emër lutje dhe recitime për nder të Nënë Terezës. Në këtë event morën pjesë përsonalitete të ndryshme të artit si dhe i pranishëm ishte dhe Ministri i Kulturës, Aldo Bumci, si dhe zonja. Lirie Berisha.Duke shfaqur në monitor albumin e Nënë Terezës u mbajtën dhe disa vargje-lutje dhe u recituan nga aktorët Marsela Lena dhe Dritan Borici. Në këtë koncert u mblodhën imazhe të përkushtuara vetëm për nder të Nënë Terezës.