Aksident në Tiranë-Durrës, vdes 21-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 21-vjeçareje dhe plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.Një kamion ka përplasur një automjet dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 21-vjeçarja Valentina S. ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit Kevin Shtjefni.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimët për zbardhjen e plotë të ngjarjes.