Kryeprokurori i ri, Nishani konsultohet me partitë
Përfudimi i mandatit 5 vjecar të Kryprokurores Ina Rama pritet të konkretizohet me dekretin e Kreut të Shtetit pas dy ditësh me propozimin e tij për emrin e ri që do drejtojë organin e akuzës.Ndërsa ka thirrur në takime të vecanta konsultuese përfaqësuesit e partive politike parlamentare, mësohet se Kreu i Shtetit është shprehur në këto takime se në bazë të Kushtetutës, mandati i Kryeprokurores Ina Rama përfundon me datën 22 nëntor, fiks 5 vjet pasi u zgjodh në këtë post.Në takimin që Presidenti ka patur më përfaqësusit e mazhorancës parlamentare, këta të fundit janë shprehur se kandidatura që do të propozohet për këtë post të ketë integrietet profesional dhe moral, të jetë i fushës së drejtësisë, dhe të mos ketë implikme në të shkuarën.Por për përfaqësusit e LSI mandati i Kryeprokurorit lë vend për intepretime kushtetuese dhe për këtë qëndrimi i LSI do të përcaktohet nga strukturat drejtuese të kësaj force politike. Ndërsa për socialistët, mandati i Kryeprokurores përfundon më datën 23 maj të vitit të ardhshëm, kohë që përkon me 5 vite nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuse.Ndërsa kreu i PBDNJ-së pas takimit me Kreun e Shtetit tha se më shumë rëndësi në këtë proces ka emri që do të drejtojë organin e akuzës dhe jo debate politike për datën e shkarkimit të Kryeprokurores.Në takimet që Kreu i Shtetit zhvilloi me përfaqësuesit e partive politike parlamamentare, PD , PS , LSI, PR, PBDNJ dhe PDIU nuk është diskutuar për emra konkrete të propozuar nga përfaqësuesit politike , por mbi kriteret profesionale që duhet të përmbushë kreu i ri i organit të akuzës.Patozi: Kryeprokurori i ri të jetë me integritet të lartëTakimin e parë kreu i shtetit e ka zhvilluar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.Mësohet se Patozi nuk i ka propozuar presidentit ndonjë emër për postin e kryeprokurorit të ri por ka theksuar se PD-ja kërkon që prokurori i përgjithshëm të jetë një person me integritet të lartë"PD-ja kërkon që kryeprokurori të përmbushë me seriozitet detyrën dhe aitë vijë nga sistemi i drejtësisë. Gjithashtu PD-ja kërkon që Kryeprokurori i ri të mos ketë pasur probleme me drejtësinë" ka theksuar Patozi.Ruçi: Mandati i kryeprokurores përfundon në 23 maj 2013Presidenti Nishani është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu i grupit parlamentar socialist Ruçi ka theksuar se PS-ja mendon që mandati i kryeprokurores mbaron vitin e ardhshëm dhe jo në nëntor të këtij viti."Ne jemi këtu në respekt të ftesës së presidentit por ajo që na ndan prerazi në këtë konsultim institucional është pikërisht pikëpamja që ne kemi. Pas një konsulte me konstitucionalistë lidhur me kushtetutshmërinë e mandatit të kryeprokurores dhe amendimet kushtetuese që kanë të bëjnë me mandatin e kufizuar të prokurorit dhe me përvojën ndërkombëtare ku është shprehur edhe ambasadori i OSBE-së. Ne mendojmë që mandati i kryeprokurores nuk mbaron në 22 nëntor ku plotësohet edhe afati prej 5 vitesh por në 23 maj të 2013-ës pikërisht në datën që është futur në fuqi ndryshimi kushtetues. Presidenti kishte pikëpamjet se kryeprokurorsë i përfundon mandati në datën 22 nëntor” tha Ruçi. Presidenti Nishani është takuar me kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka. LSI-ja deklaroi më herët se nuk do të propozojë asnjë emër për kryeprokurorin e ri por thekson se kreu i organit më të lartë të akuzës duhet të jetë një person me integritet të lartë dhe mos të vijë nga politika. Gjithashtu LSI-ja thekson se çështja e përfundimit të mandatit të kryeprokurores Ina Rama do të diskutohet me forumet drejtuese.Takimet kanë vijuar më pas me përfaqësuesin e PR-së i cili ka theksuar se kryeprokurori i ri duhet të jetë një person me integritet moral dhe profesional. "Prokurori i ri i përgjithshëm duhet të jetë një person që di të respektojë institucionet" tha përfaqësuesi i PR-së.Dule: Të gjendjet një zgjidhje konsensualeMë pas presidenti Nishani ësjtë takuar edhe me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Në një prononcim për mediat pas takimit, Dule është shprehur se duhet një zgjidhje konsensuale për prokurorin e përgjithshëm.“Duke shprehur vlerësimet për nismën e konsultimeve të presidentit për emrin e kryeprokurorit të ri shpreh qëndrimet e PBDNJ-it se emri i kryeprokurorit duhet të jetë përtej datave pasi prokuroria është një ndërmarrje dhe një sektor nevragjik në funksion të shtetit të së drejtës. Përditë ndeshemi me një sistem drejtësie me probleme. Duhet dhe shpresojmë që të gjendet një zgjidhje mbi dhe përtej partive politike. Nuk mund të ndërtojmë një shtet europian pa një sistem drejtësie sipas standarteve europiane ku prokuroria është epiqendra e saj. Për PBDNJ-in s`ka asnjë problem që përfundimi i mandatit të kryeprokurores do të diskutohet para ose pas procesit elektoral pasi klima është e polarizuar dhe konfliktuale. Duhet të gjendet një zgjidhje konsensuale” tha Dule.Përfundon takimi Nishani-Idrizi, asnjë prononcim për mediatTurin e takimeve konsultuese për emrin e ri të kreut të akuzës Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka përmbyllur rreth orës 15:30 me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të partive parlamentare, Idrizi nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë lidhur me atë cfarë ka diskutuar në takimin me Kreun e Shtetit.