Shkodër, makina përplas motoçikletën, 1 i vdekur

Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Dajç të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Simon Mark Vija ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Ilir Bujarin.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes duke marrë në pyetje edhe drejtuesin e automjetit.Ndërkohë më herët si pasojë e dy aksidenteve rrugore në Shkodër dhe në autostradën Tiranë-Durrës kanë gjetur vdekjen dy persona dhe është plagosur një person tjetër.