Kryeprokurori i ri, Wollfarth: Do të ishte ideale nëse zgjidhet me konsensus

Ambasdori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, ndryshe nga disa javë më parë, nuk ka preferuar të argumentojë se kur përfundon afati i Kryeprokurores Ina Rama. Duke ju përgjigjur interesit të medias, në ditën kur Nishani nisi konsultimet për pasuesin e Prokurores së Përgjithshme, Wollfarth nënvizoi se një proçes kushtetues është me i rëndësishëm se data e përfundimit të mandatit apo dhe emri zëvendësues."Më e rëndësishme se data është cilësia e kandidatëve. Është shumë e dobishme që këto ditë, këto javë, të përdoren për të gjetur kandidatë të mirë dhe mendoj se nisja e bisedimeve është një hap i mençur. Shumë shpesh, vlerësimet ligjore çojnë në lexime të ndryshme. Mendoj se ka argumente shumë të mira për majin, por ka edhe argumente të mira për nëntorin. Kjo nuk është diçka specifike shqiptare; leximet e ndryshme ekzistojnë edhe në vende të tjera. Më e rëndësishme është të gjenden kandidatë të mirë, përmes dialogut. Dialogu është i hapur dhe unë e përgëzoj shumë këtë fakt. Prokurori i Përgjithshëm është një post kyç në çdo shtet me demokraci funksionale. Prandaj, është mirë që procesi po fillon tani për të identifikuar kandidatët e mirë dhe, me shpresë, për të arritur një rezultat të mirë. Kam besim se kjo do të arrihet" tha Wollfath.Duke folur për takimet konsusltative, Wollfarth tha se një Kryeprokuror konsesual do të ishte ideal."Idealisht, po, me consensus" theksoi ai.Prej disa muajsh është hapur debati politik për përfundimin e mandatit të Kryeprokurores Ina Rama. Për mazhorancën ky mandat mbyllet me 22 nëntor, 5 vjet pasi ajo u emërua Kryeprokurore, ndërsa për opozitën mandati i Prokurores mbyllet në maj, kur hynë në fuqi ndryshimet kushtetuse të 2008.