Ngjarja në Shkodër, ndërron jetë në spital njëri prej të plagosurve

Ndërron jetë në spital një prej të plagosurve në atentatin e sotëm në qytetin e Shkodrës.Aleksandër Qarri i cili dyshohet se ka qënë edhe shënjestra e autorëve ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë godinave të studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” . Persona të panjohur kanë qëlluar me automatik në drejtim të Qarrit por nga të shtënat u plagosën edhe shtetasit Lekë Marku, 37 vjeç dhe studenti 19-vjeçar nga Lezha  Agush Nikollë Begeja.Menjëherë të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital por ndërkohë që  dy të fundit janë jashtë rrezikut për jetën, Aleksandër Qarri fatkeqësisht ka ndërruar jetë.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.