Rama-Berishës: Nëse do votat e opozitës mos kushtëzo, por ulu në tryezë
Nëqoftëse do voten e opozites ulu ne tryeze dhe ballafaqohu me argumentat e opozites,pa vene kushte prej pengmarresi per opoziten. Ka qenë ky reagimi i menjëherëshëm i kreut të PS, Edi Rama, pas deklaratës së Kryeministrisë, ku Berisha rikonfirmoi dhe një herë se nuk pranon asnjë lloj tryeze politike për cështjen e Fierit, përvecse diskutime për tre ligjet për marrjen e statsusit kandidat, duke e mbyllur kështu mbrëmjen e 19 nëntorit pa asnjë zgjidhje në funksion të integrimit të vendit.“Deklarata refuzuese e kryeministrit per takim neser shprehje e mungeses totale te vullnetit per te dale nga situata me dialog e mirekuptim! KM thote;"Takohem ne cdo ore po jo vetem une do them ate qe dua une, po edhe opozita duhet te thote ate qe dua une te thote!".E padegjuar! I perseris:Nqs do voten e opozites ulu ne tryeze dhe ballafaqohu me argumentat e opozites, pa vene kushte prej pengmarresi per opoziten...”shkruan Rama në twitter.Më tej kryesocialisti thekson se Berisha refuzon kerkesen e opozites per ta kerkuar zgjidhjen permes dialogut, sepse s'do votat e opozites po justifikimin pse s'merr dot statusin.“Ja pra pse e mban peng Fierin Saliu dhe pse refuzon te ballafaqoje argumentat per gjetjen e zgjidhjes!Qe neser te thote:Fajin e ka opozita!Perseri i them:Takohu me opoziten dhe te ballafaqohemi.Edhe ne syte e shqiptareve po te duash.Ti bishtnosh ballafaqimit dmth sdo zgjidhje” përfundon reagimi i numrit një të selisë rozë.