Kukës, pastronte transformatorin, e zë korenti elektriçistin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2013, 13:31
Një elektriçist ka humbur jetën gjatë pastrimit të trasnfomatorit në një kabinë elektrike në qytetin e Kukësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 10.30 në lagjen numër 2 të qytetit të Kukësit, ku ka gjetur vdekjen gjatë punës, elektriçisti Ymer Sokoli, rreth 50 vjeç.Sipas të dhënave, gjatë punës 50 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke gjetur vdekjen. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mësohet se viktima ishte duke pastruar në kabinë .Edhe pse i është dhënë ndihma e menjëhershme nga kolegët e tij, elektriçisti Sokoli që prej vitesh ushtronte profesionin si elektriçist nuk ka mundur të mbijetojë.Viktima është dërguar në morgun e qytetit, ndërsa policia dhe ekspertë të CEZ-it kanë mbikqyrur vendin e ngjarjes.