Grabiti me dhunë punonjësin e karburantit, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit nën akuzën e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Mollas, ku Jorgo Mema ka vjedhur me dhunë punonjësin e një karburanti, shtetasin me iniciale B.C, të cilin e ka goditur me mjete të forta dhe më pas i ka grabitur 170 mijë lekë.Menjëherë pas kësaj kësaj ai është larguar me një automjet dhe është strehuar në banesën e Mariglen Qosjes. Ndërkaq materialet në lidhje me dy të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë , ku mbi Jorgo Memën rëndon akuza për veprën penale “të vjedhjes me dhunë”, ndërsa për Qosen ajo e “moskallëzimit të krimit” të 36-vjeçarit.