Raporti: Shoqëria civile nuk funksionon siç duhet

Shoqëria civile në Shqipëri nuk funksionon siç duhet. Sipas të dhënave të raportit të prezantuar për 2012 Shoqëria Civile ka qëndruar në stanjacion me tendencë drejt përkeqësimit gjatë viteve të fundit në vendin tonë.Sipas Gjergji Vurmo, kreu i Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim Shoqëria Civile në vendin tonë vazhdon që të haset me vështirësi të shumta.Ndërkohë që përfaqësuesi i USAID Marc Ellingstad u shpreh se se shoqëria civile ka shumë rëndësi për demokratizimin e vendit."Shpesh ambasadori Aleksandër Arvizu ka bërë apel që zëri i shoqërisë civile të dëgjohet më shumë në vendin tuaj. Kjo pasi ka rëndësi për zhvillimin e një vendi. Shoqëria civile luajti rol të rëndësishëm  në vëzhgimin e zgjedhjeve të qershorit. Pikërisht për këtë ambasada amerikane do të vijoj mbështetjen  me grante pasi zhvillimi i saj është i rëndësishëm për demokratizimin e vendit" tha ai.Shoqëria Civile në vendin tonë shpesh është e përjashtuar prej politikbërjes ndërkohë që herë pas here përballet edhe me probleme të tjera që kanë të bëjne me ligjin apo financimet.