Rama:Të mos harrojmë asnjë zotim. Të gjithë jemi në provë para zgjedhësve
Nëse një ditë më parë Sali Berisha në 100 minuta bëri bilancin e asaj që lamë pas, Edi Rama në 12 minuta ka parashtruar atë që synon mazhoranca e tij e re, të bëjë të paktën për 4 vitet e ardhshme.Gjithçka nis së pari me shmangien e gabimeve që bëri qeveria e larguar me votë.Edi Rama i kujtoi deputetëve zotimet që i sollën në pushtet, të cilat shqiptarët presin të kthehen në ralitet, hapja e vendeve të reja të punës dhe reforma në administratë. Në këtë pikë, kryeministri i ardhshëm ishte i prerë, kushdo që do të tentojnë të marrin ryshfet për vende pune, do të ndiqet penalisht.“U përpoqëm fort për të fituar mandatin që pas një beteje të gjatë, na u besua me një votë popullore të ngjashme me atë të 1992, tani e mbrapa duhet të përpiqemi si një skuadër kompakte për ta merituar mandatin për PS, LSI, gjithë koalicionin tonë të 1 milionë votave" tha Rama.Kreu i PS-së, Rama theksoi se rezultatin e fitores e sheh si një revoltë ndaj pushtetit të pamerituar ndërsa shtoi se të gjithë do të jenë në provë për qeverisjen e vendit me sjelljen ndaj njerëzve.“Jam përkohësisht i lehtësuar që publikimi i skuadrës sonë të re qeveritare nuk e cënoi pritshmërinë e lartë të njerëzve. Masa e shumicës që kemi marrë është mishërimi i përgjegjësisë së madhe që na është ngarkuar. Ne duhet të kërkojmë nga drejtuesit e partisë në rrethe e njësi të bëjnë atë që do bëjmë ne vetë. Koha që njerëzit do na japin në pritje të ndryshimit është tejet e kufizuar. Të humburit na kanë lënë një libër tejet të trashë të marrëzisë, të mos e humbasim nga sytë që të mos biem në të njëjtin batak” tha Rama.Rama theksoi me tej se ekipi qeveritar tashmë është gati për të marrë detyrën e vet me qëllim ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë.“Skuadra ka gjithçka gati. Plani i punës për 100 ditët dhe 300 ditët e qeverisjes po redaktohet për t`ia paraqitur Kuvendit. Ministrat tanë kanë gati programin e qeverisë së re, ndërsa deputetët duhet të përgatisin zyrat e tyre në çdo zonë që janë zgjedhur”, tha Rama.Kreu i ardhshëm i qeverisë, nënvizoi se koalicioni PS - LSI do të jenë në harmoni të plotë për programin e ri qeverisës, megjithëse do të funksionojnë si dy grupe parlamentare.Kryesocialisti Rama theksoi se njerëzit janë të lodhur nga mospërfillja e shtetit në vitet e fundit, ndërsa kërkoi që deputetët të jenë pranë zgjedhësve për t'i dëgjuar në çdo hall dhe problem që ata kanë, për t'i dhënë përgjigje kërkesave dhe ankesave të tyre."Duhet të përpiqemi fort për të mbajtur me dinjitet flamurin e interesave kombëtare, të vetëdijshëm në çdo moment dhe në çdo lëvizje të jemi bashkë për t'i dhënë fund praktikave të këqija", tha Rama.Në përfundim të fjalës së tij, kryesocialisti Rama shprehu besimin që qeverisja e majtë do t`ia dalë të përmbush të gjitha premtimet e bëra qytetarëve."Ky është një oportunitet për të gjithë ne dhe unë kam bindjen që ne do t`ia dalim të punojmë me përkushtimin më të madh dhe me prefesionalizmin më të lartë që ku vend ka njohur në këto 20 vjet për të përmbushur të gjitha zotimet tona dhe realizimet tona ne do t`i kemi si kartëvizitë që do t`ia paraqesin shqiptarëve ditën e gjykimit pas 4 vjetësh” përfundoi Rama.Përpara mbledhjes së grupit parlamentar, u mblodh kryesia e partisë që rikonfirmoi Gramoz Ruçin, si drejtues të grupit parlamentar socialist, i cili më vonë mori mbështetje unanime edhe nga votimi i fshehtë i deputetëve.Ndërkohë kryesia e kësaj partie vendosi të hapet gara për kryetarin e Partisë, pasi mandati 4-vjeçar i Edi Ramës, përfundon në 26-Shtator. Kryesia vendosi ngritjen e një grupi pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti.