Dyndje klandestinësh në Kakavijë, ndalohen 40 shtetas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2013, 11:30
Shërbimet policorë të kufirit në Kakavijë kanë vijuar operacionet kundër klandestinëve, pasi kohët e fundit është vënë re një dyndje e tyre drejt Shqipërisë.Kështu policia kufitare ka bllokuar tre grupe klandestinësh, ku në grupin e pare ka pasur 12 shtetas të cilët u ndaluan në Peshkëpi, grupi i dytë u kap në Glinë me 14 shtetas dhe i treti me 14 te tjerë, në total 40 klandestinë.Në mesin e të ndaluarve ka pasur 5 gra dhe tre fëmijë. Klandestinët ashtu si edhe herët e tjera, kanë qënë përgjithësisht nga Siria, Sudani e Maroku, të cilët përpiqen të shkojnë drejt vendeve perëndimore duke përdorur si tranzit kalimi, vendin tonë.