Durrës, asfiksohen dy persona, po hapnin pus në oborr

Dy persona kanë rrezukuar jetën, pasi janë asfiksuar nga gazrat e nëntokës, gjatë kohës që ishin duke punuar për hapjen e një pusi kullues në zonën e ish-kënetës.Festim Tola dhe kunati i tij, Klodian Xeka, po punonin për hapjen e pusit në oborrin e banesës së Festimit, ndërsa për shkak të kohës së gjatë që kanë qëndruar rreth katër metra nën tokë, kanë mbetur të asfiksuar.Fatmirësisht në pak momente një prej të afërmve të tyre ka dhënë alarmin për rrezikun që po u kanosej kunetërve dhe ka lajmëruar komshinjtë. Ka qenë pikërisht komshiu i tyre, Ramiz Miha, ai që u ka shpëtuar jetën.Nga të afërmit mësohet se personat e dëmtuar ishin emigrant në Itali. Festim Tola dhe kunati i tij Klodian Xeka, ndodhen në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.