Mjekët e QSUT-së në protestë: Mos dëmtoni hapësirat e gjelbërta

Prerja e pemëve dhe gërmimet e bëra para shërbimit të hemofilisë në QSUT, ka ngjallur zemërimin e mjekëve. Bluzat e bardha të 4 shërbimeve kanë protestuar për të ndaluar këtë situatë, që ata e quajnë makth që nuk ndodhë në asnjë vend tjetër.Arsyeja e këtyre punimeve është bëra e një parking por mjekët kanë kundërshtuar duke thënë se nëse nuk ndalohen punimet do të ndërpresin operacionet e planifikuara. Prof Dr Mustafa Xhani thotë se të gjithë mejkët janë të sensibilizuar kundër kësaj masakre.Mjekur Kirug Arben Gjata është njëri nga mjekët që i është bashkuar kësaj proteste. Arsyeja, thotë ai, është e thjeshtë: më mirë të prishet një lokal për parkim sesa të hiqen edhe ato pak hapësira të gjelbra që ka QSUT-ja.Pas këtyre thirrjeve drejtoria e QSUT reagon. Sipas një komunikimi për media drejtoria bënë të ditur se janë pezulluar punimet e firmës e cila po kryen invesime në pjesën e parkimit dhe menazhimit të trafikut. Drejtoria sqaron se firma kontraktuese ka fituar tenderin nga Ministria e ekonomisë në nëntor të 2012 dhe kontrata është formosur në mars të 2013.Përballë kësaj situate, drejtoria e QSUT-së shpreh angazhimin se ka ngritur një grup pune për gjejtjen e një zgjidhje të përbashkët.