Të hënën mblidhet grupi i PD-së, do zgjidhet kreu i grupit parlamentar
Parlamentarët demokratë do të zhvillojnë të hënën në orën 11:00 mbledhjen e tyre të parë në ambjenetet e selisë së re të Partisë Demokratike.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar vetëm pak orë para seancës së parë të legjislaturës së re.Kreu i selisë Blu pritet të thërrasë grupin ku do të vendoset edhe për zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar të PD-së tashmë në opozitë.Ndërsa flitet ende mediatikisht për emra që do të drejtojnë grupin parlamentar kjo do të mbetet në dorë të votëbesimin të deputetëve demokratë për të zgjedhur atë që do të do ti përfaqësojë në debate politike në parlamentin e ardhshëm.Megjithëse kryetari i PD-së ka paralajmëruar para pak kohësh se procesi i zgjedhjes së kreut të grupit do të bëhet në fillim të muajit para seancës, gjatë kësaj kohe në pritjet që ka zhvilluar me ambasadorët e akredituar në Tiranë janë vënë re edhe preferencat për deputetët që ka kryetari Basha.Në këto takime kreu i PD-së shoqërohej nga deputetët Eduart Selami, Gerti Bogdani, Oerd Bylykbashi, për të cilët mendohet se mund të ofrohen poste të rëndësishme brenda PD-së apo grupit parlamentar.Por nga ana tjetër ndërsa askush nga radhët e deputetëve demokratë nuk flet për emra konkretë, se kush do të jetë në krye të grupit parlamentar, disa prej deputetëve janë tashmë të artikuluar në media për këtë post, siç është rivali i Lulzim Bashës në garën për drejtimin e PD-së, deputeti Sokol Olldashi apo edhe deputetët Arben Imami, Edi Paloka etj.Megjithatë demokratët janë shprehur se do të jenë një zë i fuqishëm në parlamentin e ardhshëm dhe do të bëjnë një opozitë të vërtetë përballë mazhorancës së majtë.Ndërkaq në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për pozicionet e tjera të deputetëve demokratë në parlamentin e ardhshëm të drejtuar nga e majta.