Gramozi Ruçi rizgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS-së
Gramoz Ruçi rikonfirmohet si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Zgjedhja e tij është bërë unanimisht nga anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste ndërsa u votua edhe nga grupi parlamentar."Sot u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Socialiste pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Rucit për Kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën" thuhej në njoftimin e selisë rozë.Në mbledhje e zhvilluar në mesditë, grupi parlamentar i PS-së votoi pro propozimit të kryesisë që Gramoz Ruçi të marrë drejtimin e grupit në këtë sesion parlamentar.Zgjedhjet në partiNdërkohë mësohet se kryesia e PS-së vendosi që të hapë edhe garën për kreun e Partisë Socialiste pasi kreut aktual Edi Rama i mbaron mandati më 26 shtator."Sipas statutit, mandati katër vjeçar i kryetarit të Partisë Socialiste është në përfundim, ndaj kryesia vendosi të ngrihet një grup pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti" sqaron zyra per shtyp e PS-së.