Pranga policit bashkiak, akuzohet për korrupsion, në kërkim një inspektor

Një punonjës i policisë bashkiake të Tiranës është vënë në pranga. Policia e Tiranës ka arrestuar nën akuzën e korrupsionit pasiv shtetasin Sh.Azuni, pasi i ka marrë një shumë prej 500 mijë lekësh një shtetasi kundrejt një leje ndërtimi për një shtesë në tarracë.Ndërkaq për të njëjtin rast mësohet se është shpallur në kërkim një punonjës i Inspektoriatit të Ndërtimit. Shtetasi Altin Lami, akuzohet për 'korrupsion pasiv'. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë " arrest me burg" dhe tashmë policia është vënë në kërkim për prangosjen e tij.Menjëhere pas lajmit për arrestimin e punonjësit të policisë bashkiake të Tiranës, ka reguar Bashkia e kryeqytetit. Përmes nje njofitmi per mediat theksohet se ""Bashkia Tiranë mbështet pa asnjë rezervë punën e institucioneve të zbatimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit. Në këtë përpjekje, Bashkia Tiranë ofron bashkëpunimin e saj të plotë dhe të gjithanshëm. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet absolut i Bashkisë Tiranë për realizimin e objektivave të saj, në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë".Prej disa kohesh Inspektoriati Ndertimor Urbanistik ne Tirane dhe policia bashkiake kane nisur nje aksion per evidentimin e ndertimeve pa leje dhe shembjen e tyre, proçes qe shpesh here eshte shoqeruar edhe me perplasje fizike per shkak te kundershtimit nga ana e pronareve te tyre.