Hoffman: Qeverinë e re e presin sfida të rëndësishme

Ndërsa  më 9 shtator fillon punimet parlamenti i ri, faktori ndërkombëtar i akredituar në Tiranë thotë se pret me interes qeverinë e re të Edi Ramës. Në një intervistë për DW ambasadori i ri gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffmann thotë se qeveria e re do të ketë shumë sfida që kërkojnë një punë urgjente."Hapja e vendeve të reja të punës do të jetë një sfidë e madhe. Por përtej kësaj sfide ka edhe çështje të tjera: stabiliteti politik është një çështje shumë e rëndësishme, po kështu edhe kultura e bashkëpunimit: ka përherë një debat politik mes opozitës dhe qeverisë, mendoj se është e rëndësishme të gjëndet ekuilibri i duhur midis polarizimit dhe konsensusit. Parlamenti i ri ka një shans të madh të zhvillojë më tej kulturën politike drejt këtij dimensioni të veçantë. Lidhur me sfidat në përgjithësi të gjithë e dimë se ka disa kritere të përcaktuara për Shqipërinë për të lëvizur më pranë statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ka edhe një seri çështjesh të veçanta si transparenca, zbatimi i ligjit. Mendoj që nocioni i zbatimit të ligjit është vërtet thelbësor. Për cilindo shtet modern europian është shumë e rëndësishme vendosja e një sistemi të qëndrueshëm, solid të zbatimit të ligjit” ka theksuar ambasadori.I pyetur për ngesjen që ka në ndërimin e linjës 400 KV të interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, të financuar nga Banka Gjermane KFW, ambasadori gjerman në Shqipëri thotë se pavarësisht problemeve puna po ecën mirë drejt realizimit të këtij projekti.Sa i përket shpesave për marrjen e statusit të vendit kandidat  për anëtarësim në BE,  Hellmut Hoffmann  thotë se Gjermania është tërësisht në favor të integrimit të Shqipërisë në BE. Duke pranuar se Shqipëria e fitoi testin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ambasadori gjerman në Tiranë Hellmut Hoffmann thotë se marrja e statusit kërkon një punë edhe më të madhe.